VMRO akuzon Zaevin për ligjin e gjuhëve
VMRO – DPMNE akuzon kryeministrin Zoran Zaev se me miratimin e ligjit të gjuhëve....

VMRO – DPMNE akuzon kryeministrin Zoran Zaev se me miratimin e ligjit të gjuhëve është vetëpromovuar në lider me vlerësimin më të lartë në mesin e shqiptarëve etnik.
Zëdhënësi i kësaj partie tha se Zaev i dha dritë jeshile që të realizohet sipas tij edhe një akt i dhunshëm kundër Republikës së Maqedonisë.
“Zoran Zaev në llogari të rendit kushtetues, në llogari të interesave shtetërore dhe kombëtare, është vetë-promovuar në lider me vlerësimin më të lartë në mesin e shqiptarëve etnik. Zaev vazhdoi një pushim luksoz jashtë vendit, në Gjermani dhe i dha dritën jeshile që të realizohet edhe një akt i dhunshëm kundër Republikës së Maqedonisë; Një veprim për realizimin e dygjuhësisë dhe thyerjes së kushtetutshmërisë në Republikën e Maqedonisë! Zëvendëskryeministri Bujar Osmani e konfirmoi ate që LSDSM e kishte fshehur nga qytetarët. Zbatimin i ligjit të kontrabanduar për dygjuhësinë lë pasoja për shtetin; dhe për më tepër kjo përfshin financimin e një infrastrukture të re me qindra punësime të reja në administrate” – tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
