Maqedoni

Parashikimi i motit

21.01.2019 09:04

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell dhe erë mesatare nga drejtime të ndryshme. Nëpër fushëgropa do të paraqitet mjegull.....

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -4 deri 3 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 2 deri 9 gradë celcius.
 
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit -2 gradë ndërsa ajo e ditës 5 gradë Celsius. 
 
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ndryshueshëm, ndërsa në vendet më të larta malore do të ketë kushte për reshje të borës.