Maqedoni

Marrëveshja e Prespës në Athinë, parlamenti fillon procesin e ratifikimit

21.01.2019 10:25

Parlamenti grek fillon sot procesin e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës....

Fillimisht, projekt-ligjin për ratifikimin dhe fuqizimin e Marrëveshjes së Prespës, sot pritet që ta shqyrtojë Komisioni për Mbrojtje Kombëtare dhe Punë të Jashtme në Parlamentin grek. Kryetari i Parlamentit, Nikos Vucis, paraprakisht do të mbajë takim me nënkryetarët që të përcaktohet procedura parlamentare, gjegjësisht sa takime do t’i mbajë komisioni dhe kur do të caktohet seanca plenare. Projekt-ligji të shtunën u dorëzua në Parlamentin grek, ndërsa pritet të votohet të premten.
 
Projekt-ligji i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Greqisë, që është nën titullin “Ratifikimi i marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të cilat janë shpjeguar në vendimet e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara 817 dhe 845, ndërprerja e Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe vendosja e partneritetit strategjik midis palëve”, i përmban tre nene.
 
Neni i parë është marrëveshja e nënshkruar në tërësi, Neni i dytë ka të bëjë me ngritjen e nivelit të Zyrës për lidhje në Shkup në ambasadë dhe të Zyrës për çështje konsullore, ekonomike dhe tregtare në Manastir, në nivel të Konsullatës së Përgjithshme. Neni i tretë sqaron se ligji hyn në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare, ndërsa marrëveshja pas ratifikimit në pajtim me nenin 20.