Maqedoni

Nuhiu për përqindjen e shqiptarëve: sipas pasaportave valide, 30.4% janë shqiptarë

21.01.2019 18:44

Zëvendësministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu, ka hedhur poshtë pretendimet se shqiptarët janë më pak se 20% në Maqedoni...

Në një postim të tij në facebook, Nuhiu ka bërë të ditur se mbi 30% e pasaportave të lëshuara nga MPB janë edhe në gjuhën shqipe, ndërsa jo të gjithë shqiptarët kanë pasaportë dygjuhësore.

“Shtetësia nuk është statusi që përcakton përkatësinë etnike të qytetarëve, por përkatësinë shtetërore të tyre. Në kontekst të çështjes demografike të shtetit tonë, Ju prezantojmë këtë fakt orientues: sipas pasaportave valide, 30.4% janë shqiptarë, duke marrë parasysh se ka edhe shqiptarë që nuk posedojnë pasaporta edhe në shqip”,- shkruan Nuhiu.