Maqedoni
Parashikimi i motit
22.01.2019 09:04
Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut....

Në disa pjesë të vendit do të ketë edhe mjegull ndërsa do të fryjë edhe erë në drejtimin veri-perëndimor. Në vendet më të larta malore do të ketë reshje të borës dhe gjithashtu do të fryjë erë mesatare.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 1 deri 5 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit -1 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë 6 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ndryshueshëm, ndërsa sinoptikët parashikojnë reshje të reja të borës në vend.
