Maqedoni

Cipras: Marrëveshja e Prespës, hap historik për rajonin dhe Europën

22.01.2019 11:42

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, nëpërmjet një video mesazhi drejtuar qytetarëve...

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, nëpërmjet një video mesazhi drejtuar qytetarëve, ka deklaruar se Marrëveshja e Prespës mes Shkupit dhe Athinës është hap historik për rajonin, por edhe Evropën.
 
“Marrëveshja e Prespës është mbrojtja jonë. Ajo kapërcen frikëra dhe hap rrugën drejt paqes dhe rritjes ekonomike”,- tha Tsipras në një video mesazh të postuar në Facebook, me titull “E vërteta rreth Marrëveshjes së Prespës”. Kjo marrëveshje, ka theksuar Tsipras, “vendos në themelet rajonit të Ballkanit miqësinë, bashkëpunimin dhe vëllazërimin e popujve”. 
 
“Fqinjët tanë, duke dalluar identitetin e tyre, pranojnë se gjuha e tyre sllave dhe kultura e tyre nuk është në asnjë mënyrë e lidhur me trashëgiminë e lashtë greke. Nëpërmjet Marrëveshje së Prespës ne njohim shtetësinë e jo grupet etnike. Nuk do të ketë aluzion irredentiste në tekstet e tyre. Ata do ndryshojnë emrat e monumenteve, infrastrukturës dhe hapësirave publike”,- tha Tsipras.
 
Paralelisht, Ministria e Jashtme e Greqisë ka publikuar një tekst në të cilin u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve në lidhje me Marrëveshjen e Prespës.
 
“Cila ishte linja kombëtare e pranuar prej qeverive paraprake? Çfarë fiton Greqia prej Marrëveshjes së Prespës? Me Marrëveshjen e Prespës e pranojmë kombin maqedonas dhe gjuhën maqedonase? Çfarë do të ndodhë nëse Parlamenti grek nuk e ratifikon Marrëveshja e Prespës?” Janë pyetjet në të cilat MPJ-ja greke jep përgjigje të detajuara dhe të zgjeruara. Ndërsa parlamenti grek ka caktuar për të mërkurën debatin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.