Maqedoni
VMRO-DPMNE, interpelancë ndaj ministrit Dimitrov
22.01.2019 11:59
Grupi Parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka ngritur interpelancë për punën e ministrit të jashtëm, Nikolla Dimitrov....

Ata veçanërisht theksuan deklaratën e tij në Komisionit për Çështje Kushtetuese ku tha se jemi “komb me komplekse”. Interpelanca së pari është nënshkruar nga deputeti, Antonio Milloshoski, e ndjekur nga koordinatori, Nikolla Micevski, ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, dhe nga ish-kolegu i Dimitrovit, Nikolla Popovski.
Lista e nënshkrimeve në mbështetje të interpelancës nuk është nënshkruar nga Ilija Dimovski, ish-koordinatori, Dragan Danev, deputetja, Daniella Rangellova, dhe deputeti, Vllatko Gjorçev. Më 28 janar, e hënë, ligjvënësit do të diskutojnë dhe votojnë për interpelancën për punën e ministrit të jashtëm, Nikolla Dimitrov.
24 deputetët e VMRO-DPMNE-së, që nënshkruan iniciativën besojnë se ministri, funksionin e ka kryer me neglizhencë dhe nënvlerësim ndaj popullit, veçanërisht me anë të deklaratave të tij publike në Kuvend, në mënyra jashtëzakonisht poshtëruese për kombin maqedonas, duke e quajtur “komb me komplekse”, me të cilin e ka dëmtuar reputacionin dhe dinjitetin e popullit maqedonas dhe të gjithë kombit të Republikës së Maqedonisë si një shtet i pavarur, duke marrë parasysh se bartës të sovranitetit janë pikërisht qytetarët.
