VMRO-DPMNE: Inperpelancë për ministrin e jashtëm Dimitrov
Grupi Parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka ngritur iniciativën për interpelancë...

Grupi Parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka ngritur iniciativën për interpelancë për ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov, me punën e të cilit thonë se janë të pakënaqur. Për punën e ministrit të Jashtëm pritet të diskutohet më 28 janar.
24 deputetët e VMRO-DPMNE-së, që nënshkruan iniciativën besojnë se ministri, funksioni e ka kryer me neglizhencë dhe nënvlerësim ndaj popullit, veçanërisht me anë të deklaratave të tij publike në Kuvend, në mënyra jashtëzakonisht poshtëruese për kombin maqedonas duke e quajtur “komb me komplekse”, me të cilin e ka dëmtuar reputacionin dhe dinjitetin e popullit maqedonas dhe të gjithë kombit të Republikës së Maqedonisë si një shtet i pavarur duke marrë parasysh se bartës të sovranitetit janë pikërisht qytetarët.
Interpelanca është nënshkruar nga koordinatori I VMRO-së, Nikolla Micevski, deputetët Antonio Milloshoski , Trajko Veljanoski dhe Nikolla Popovski. Lista e nënshkrimeve nuk ka marrë mbështetje nga Ilija Dimovski, ish-koordinatori Dragan Danev, deputetja Daniella Rangellova dhe deputeti Vllatko Gjorçev.
