Greqi, komisioni parlamentar aprovon marrëveshjen e Prespës

22.01.2019 20:22

Komisioni i mbrojtjes dhe i punëve të jashtme i Parlamentit grek miratoi me shumicë votash Marrëveshjen e Prespës....

Komisioni i mbrojtjes dhe i punëve të jashtme i Parlamentit grek miratoi me shumicë votash Marrëveshjen e Prespës.

Një raport përfundimtar pritet të paraqitet në parlament nga ky komision, duke rekomanduar ratifikimin final të marrëveshjes.

Ndërsa debati kryesor në seancë plenare do të fillojë të mërkurën në mëngjes, ndërkaq të enjten pritet të votohet.

Ndërkohë kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras spjegon fakte të reja të Marrëveshjes për emrin. Ai thotë se Greqia ktheu historinë, ndërkaq pranoi vetëm shtetësinë e jo kombësinë e popullit maqedonas.

Por deputeti i Demokracisë së Re Jorgos Kumucakos akuzoi qeverinë se me marrëveshjen ka pranuar kombësinë maqedonase.