Maqedoni
Parlamenti grek, filloi debati për Marrëveshjen e Prespës
23.01.2019 11:18
Ka filluar debati në parlamentin grek për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës....

Ka filluar debati në parlamentin grek për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, tone të ashpra erdhën fillimisht nga deputetët e Demokracisë së Re, Agimi i Artë dhe Grekët e Pavarur. Ata dolën me kërkesa dhe akuza deri tek qeveria greke.
Nikos Dendia kërkoi që t’ju dorëzohet Kushtetuta e Maqedonisë për të parë se si ajo duket pas votimit të amendamenteve, me sqarimin se ky është një element shumë i rëndësishëm dhe parakusht për të kuptuar se cili do të jetë realiteti nëse parlamenti voton ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.
Mbrëmë Komisioni i Mbrojtjes dhe i Punëve të Jashtme i Parlamentit grek miratoi me shumicë votash Marrëveshjen e Prespës. Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, thotë se Greqia ktheu historinë, ndërkaq pranoi vetëm shtetësinë e jo kombësinë e popullit maqedonas. Miratimi i Marrëveshjes në Parlamentin grek do të duhet të përfundojë më së voni deri nesër, ku 151 deputetë do të duhet të votojnë pro marrëveshjes.
