Maqedoni

“Titanik 2” drejt përfundimit, në shkurt fjalët përfundimtare, vendimi në mars

23.01.2019 14:18

Për shkak të ekspertizës shtesë për dëmet e shkaktuara nga rivotimi në një vendvotim në Strumicë.....

Për shkak të ekspertizës shtesë për dëmet e shkaktuara nga rivotimi në një vendvotim në Strumicë, u shty për më 29 janar gjykimi për rastin e PSP-së “Titanik 2”, që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore lokale në vitin 2013. Në seancën e sotme, në gjykatë u soll nga arresti edhe Sasho Mijallkov, i cili është privuar nga liria për rastin “Perandoria”. Prokuroria dhe mbrojtja diskutuan rreth dëmit, ndërsa gjykata vendosi që të bëhen hetime shtesë dhe të konfirmohet dëmi i shkaktuar nga rivotimi.
 
Me gjithë shtyrjen, gjykimi për këtë lëndë po shkon drejt përfundimit. Gjykatësi, Ognen Stavrev, caktoi fjalët përfundimtare të prokurorisë dhe palës mbrojtëse për më 8 dhe 15 shkurt të muajit të ardhshëm. Deri në fund të muajit mars pritet të shpallet edhe aktgjykimi për këtë rast. 
 
Në rastin “Titanik 2”, të dyshuar për manipulime zgjedhore në vitin 2013 janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi, dhe ish-anëtarët e KShZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërçev. Sipas aktakuzës së PSP-së, ata janë dakorduar dhe kanë arritur që në mënyrë ligjore të anulojnë votimin në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Strumicë.
 
REXHEP QAMILI