Maqedoni

Athinë, protesta kundër Marrëveshjes së Prespës

24.01.2019 17:29

Sheshi Sintagme në Athinë edhe sonte është arenë e protestave kundër Marrëveshjes së Prespës...

Sheshi Sintagme në Athinë edhe sonte është arenë e protestave kundër Marrëveshjes së Prespës, që organizohen nga e djathta ekstreme, përfshirë Komitetin për karakterin grek të Maqedonisë.
 
Gjithashtu porosi kundër Marrëveshjes së Prespës, në gjuhën greke dhe angleze, përmes dy panove të ngjitura në Akropol, dërguan anëtarët e Partisë komuniste të Greqisë.
 
“JO për marrëveshjen Cipras – Zaev, për planet ShBA-NATO-BE, për irredentizmin dhe nacionalizimin. “PO për miqësi – solidaritet dhe luftën e përbashkët të popujve”,- shkruan në panon e ngjitur në Akropol nga anëtarët e Partisë komuniste dhe të rinjtë.
 
Ndërkohë, ata u bënë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestat, siç u tha “anti-imperialiste” në Athinë, Selanik dhe Larisë. Po ashtu disa persona të panjohur me koktej molotovi mbrëmjen e së mërkurës kanë sulmuar shtëpinë e deputetes nga grupi parlamentar “SIRIZA”, Teodora Xakri, derisa brenda shtëpisë ishin e gjitha familja e saj në qytetin grek në Janica. 
 
Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve “ANA-MPA”, Xakri ka thënë se bëhet fjalë për sulm vdekjeprurës ku përgjegjës janë “forcat politike, antipatia e të cilëve e ndau vendin dhe u dha të drejtë që secilit fashist dhe vrasës të dalë dhe të bëjë të fortin”,- ka thënë Xakri. 
 
Parlamenti grek po mbrohet nga një numër i madh pjesëtarësh të forcave të sigurisë, për t’i penguar përpjekjet e protestuesve që t’i afrohen parlamentit ku deputetët rreth mesnate pritet të votojnë Marrëveshjen e Prespës.
 
REJHANE BUSHI METAJ