Maqedoni

Kontrolli mbi shërbimet e sigurisë, Dimitriev: Maqedonia vonohet në zbatimin e ligjeve

24.01.2019 19:05

Maqedonia ngec në zbatimin e ligjeve që rregullojnë shërbimet e sigurisë. Ekspertët e Bashkimit Evropian...

Maqedonia ngec në zbatimin e ligjeve që rregullojnë shërbimet e sigurisë. Ekspertët e Bashkimit Evropian me vërejtje për vonesat në formimin e trupave vëzhgues për masën e posaçme për përgjime nga Agjencia Teknike Operative, përkatësisht për ngecjet në formimin e Këshillit civil dhe kompletimin e Komisionit parlamentar për vëzhgimin e punës së ATO-s.
 
Kreu i komisionit, Emil Dimitriev, pret që vonesat në zbatimin e ligjeve të shënohen edhe në Raportin e progresit të KE-së për Maqedoninë.
 
“Konstatim i përbashkët nga ana e grupit të ekspertëve dhe nga ana jonë është se Maqedonia vonohet në zbatimin e ligjeve që rregullojnë sferën për mbikëqyrje mbi shërbimet për siguri. Para së gjithash mendohet në vonesat në formimin e Këshillit civil, i cili duhet të kontrollojë këto institucione dhe ende nuk kemi angazhim të ekspertëve të cilët do të jenë në funksion të komisionit që drejtoj, për kontroll mbi shërbimet”,- tha kryetari i Komisionit, Emil Dimitriev.
 
Dimitriev akuzoi kreun e Kuvendit se nuk i mundëson buxhet dhe fillimin e procedurës për zgjedhje të ekspertëve, ndërkaq kërkon përsëritjen e konkursit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit civil. Veç kësaj, Dimitriev, thotë se BE-ja, nëpërmjet ekipit të ekspertëve të kryesuar nga Mauricio Varaneze kërkon rishikimin e pakos së draft-ligjeve që përgatitësin nga trupi ndërsektorial në Qeveri, e që ndërlidhen me ndjekjen e komunikimeve. 
 
“Vlerësimi i tyre për ligjet e reja që janë pjesë e bisedimeve në nivel ekspertësh, një pako ligjesh nga sfera e sigurisë, në pjesën e asaj që thuhet reforma në sektorin e sigurisë, një pjesë e këtyre propozim-ligjeve në mënyrë plotësuese do të ndikojnë në uljen e cilësisë së mbikëqyrjes së shërbimeve”,- u shpreh kryetari i Komisionit, Emil Dimitriev.
 
Sipas Dimitrievit, bëhet fjalë për projekt ligjin për ndjekjen e komunikimeve, ku, sipas tij, numërohen rastet kur mbikëqyrësit nuk mund të kenë qasje në përgjime. 
 
SHPËTIM NUREDINI