Tiranë, Juri Kim i thotë Bashës: Berisha, jo në parlament

30.07.2021 17:57

Pas afro një orë e gjysmë në takim me liderin e demokratëve Lulzim Basha....

Pas afro një orë e gjysmë në takim me liderin e  demokratëve Lulzim Basha,  ambasadorja e Kim foli qartë se ShBA nuk e do Sali Berishën në parlament.

Kim tha se PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura e komunizmi, dhe do ishte tragjike nëse partia do të digjej për hir të një deputeti të saj, duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha i shpallur non grata nga DASh.

“PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi. Do ishte ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do duhej të hante bar për hir të një deputeti të saj. Në fakt shpresa jonë është që partitë të vazhdojnë përpara dhe bashkëpunimi ynë të shkojë përpara. Për këtë arsye ka vendime të vështira për të gjithë, shpresoj që njerëzit të kenë mundësi të çlodhen në muajin gusht dhe të kthehen të freskët dhe të përtërirë për ato që ka e ardhmja.”,- tha ambasadorja amerikane, Juri Kim.

Kim në distancë i dërgoi mesazh edhe socialistëve, kur kërkoi që PS të ngrihet mbi interesat partiake pas kthimit në kuvend të demokratëve.

“Ndërsa PD do të rikthehet në Kuvend është e rëndësishme që PS të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake. Dua të nënvizoj dhe njëherë përgjegjësinë që ndërsa krerët e partive do të futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë besimin e Shqipërisë.”,- theksoi ambasadorja amerikane, Juri Kim.

Basha nuk u pa asnjë moment gjatë takimit me ambasadoren e cila u prit nga Gazmend Bardhi dhe doli e vetme nga selia e PD-së. (Luljeta Ndoka, TVM2)