Zjarret, vazhdojnë arrestimet për zjarrvënie
Vazhdojnë privimet nga liria....

Vazhdojnë privimet nga liria për shkak të dyshimeve për zjarrvënie të qëllimshme.
Nga MPB-ja informojnë se në Prilep, është privuar nga liria M.E (34 vjec), për shkak të dyshimit se ka ndezur zjarrin në vendin e quajtur Dabnica.
Në Manastir – policia në Resnjë privoi nga liria K.S nga fshati Leva Rekë, për shkak të dyshimit se e ka shkaktuar zjarrin në këtë zonë.
Edhe L.A (32-vjeç) nga Republika e Shqipërisë me qëndrim të paligjshëm në vend, gjithashtu është privuar nga liria të mërkurën, për shkak të dyshimit se e ka ndezur zjarrin në Pozharanë të Gostivarit.
MPB përkujton se në të gjithë vendin vlen ndalesa i lëvizjes në zonat pyjore.
Gjobat për shkeljen e kësaj ndalese variojnë nga 1.500 deri në 2.000 euro. Shkaktimi i zjarreve, i qëllimshëm ose jo, paraqet vepër penale e cila sanksionohet me burg deri në 8 vjet.
