Maqedoni

Zgjedhjet lokale, Taravari në garë për mandatin e dytë në Gostivar

06.08.2021 22:03

Edhe një tjetër kryetar komune ka nxituar të japë lajmin e rikandidimit para afatit zyrtar...

Edhe një tjetër kryetar komune ka nxituar të japë lajmin e rikandidimit para afatit zyrtar.
 
Kryetari aktual i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, do të garojë për mandatin e dytë në këtë komunë në zgjedhjet lokale të tetorit.
 
Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi ne Facebook.Ekipi dhe unë kemi vendosur që të shpall zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Komunës së Gostivarit shkruan ai në postimim e tij.