Maqedoni

Aktivitete për shënimin e 20 vjetorit të MO-së, Grubi: U themeluan shumë institucione dhe kuadro

07.08.2021 15:05

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, zëvendeskryeministri i parë Artan Grubi...

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, zëvendeskryeministri i parë Artan Grubi së bashku me udhëheqësit shqiptar të institicioneve kulturore debatuan mbi diversitetin kulturor dhe rezulateve në fushën e kulturës 20 vite më pas ku u përmend themelimi i disa institucioneve shqiptare dhe udhëheqja e tyre nga kuadrot shqiptare.
 
“Ndryshe nga 10 ose 20 viteteve mund të shohim shumë institucione të clat janë themeluar si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë Teatrin e Tetovës, të Gostivarit, të Kumanovës Teatrin për Fëmijë dhe të rinj në Çarshi, përfshirë edhe Teatrin Shqiptar i cili deri atë kohe njiheshte si tetar i kombësive dhe nuk ishte tetari më vete, por edhe shumë institucione tjera të cilat janë drejtë për drejt rezultat i marrëveshjes së ohrid siç është edhe Institutit për Mbrojtjen e Trashigimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve. Por nuk u ndal këtu zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, vijojë më tutje duke promovuar kuadro të cilat do të mund ti drejtojnë këto institucione dhe të dëshmojnë një kohezion kulturor të komuniteteve duke përfshir galerin kombëtare, teatrot e ndryshme edhe themellim i ansamblit shtetëror i këngëve dhe vallëve shqipe në vend.”, tha Artan Grubi, zëvendëskryeministër.
 
“Galeria sot për dallim nga para 10 viteve kur nuk kishte asnjë të punësuar shqiptar, sot shënën afër 25 %të stafit shqiptar ku me shumë krenari flas për punën e bashkëpuntorëve të mia që japin maksimumim për këtë institucion. Galeria sot frymon shqip, maqedonisht,frymën në gjuhën e shteteve të zhvilluara, shteteve moderne, në gjuhën e artit e cila gjuh nuk njeh kufi, dhe  mbi të gjeta frymon lirshëm ku çdo piktorë e ndjen si tempull i bashkëjetesës.”, tha Drita Starova, drejtoreshë e galerisë kombëtare 
 
“Të gjitha këto institucione kulturore, praktikat kulturore dhe programet e tyre të specializuara për zhvillimin e kulturës shqiptare por edhe të tjerët që merren me multikulurizmit në nivele të ndryshme pa dyshim se kanë dhënë rezulatate.”, tha Robert Alajgjozovski, koordinator nacional për kulturë.
 
Në këtë drejtim Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve shqiptare të dielën në orën  20 në Teatrin e Operës dhe Baletit do promovojë  koncertin e titulluar “Vallës së Paqesë”.
 
REXHEP QAMILI