Maqedoni
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Grubi: Do miratohen nëse ekziston vullnet politik
07.08.2021 15:17
Ende nuk dihet nëse zgjedhjet lokale më 17 tetor do të organizohen me Kodin e vjetër ose të ri zgjedhor...

Ende nuk dihet nëse zgjedhjet lokale më 17 tetor do të organizohen me Kodin e vjetër ose të ri zgjedhor. Mazhoranca nuk sheh pengesa për të miratuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor edhe pas shpalljes së zgjedhjeve lokale, nësë për këtë egziston vullnet politik nga të gjithë. Këtë muaj është përfundimtar nëse deputetët do të arrijnë ti përafrojnë qendrimet e tyre konform rekomandimet e OSBE/ODIHR-së për të ndryshuar kodin zgjedhor.
“Do të kishte qenë mirë që partit politike të ishin marur vesh para se të shpallen zgjedhjet në ditën e djeshme, mirëpo nëse është e nevojshme që të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE-së ODIHIR-së për arsyje se janë kërkesë e drejtë e BE-së dhe komunitetin ndërkombëtarë e cila do të ishte reflektuar në raportin në vjesht atëherë pse jo të gjithë ne të mobilizohemi dhe të miratojmë ndryshimet.”, tha Artan Grubi, zëvendëskryeministër.
Gjorgjievski: Propozimet të miratohen
“Bisedimet për Kodin zgjedhor janë në vijmë e sipër me partitë politike dhe vazhdimisht bisedohet për këtë temë. Presim gjatë këtij muaji të ketë takime dhe të shikojmë se si do të rezultojë kjo çështje në Kuvend. Qendrim ynë është që ai ligj të miratohet.”, tha Goce Gjeorgjievski nga LSDM.
Mickovski: Nuk do të kemi votim familjar
Për opozitën maqedonase çdo gjë është e pranueshme. Të ketë ose jo lista të hapura ose pragu të jetë 1 ose 2 për qind. Për liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski është e rëndësishme se në këto zgjidhje do të përdoren pajisjet për gjurmë të gishtave për votim.
“Nuk do të kem më votim familjar dhe keqpërdorime të dokumenteve të indentifikimit dhe vlerësojë se me këtë ndryshim ne bëm hap historik në rritjen e cilësisë. Nuk pres të zdhuket por të paktën sikur të ulej sa do pak edhe mentaliteti për mitmarrje dhe dhuratat gjatë zgjedhjeve.”, tha Hristijan Mickovski, lider i VMRO-DPMNE-së.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi pas shpalljes së zgjedhjeve theksoi se nuk pret që dikush të insistojë procedur për ndryshimin e rregullave të Kodit Zgjedhor në këtë periudh.
REXHEP QAMILI
