Maqedoni
Zjarret, Rumania ndihmon Maqedoninë me dy avionë
07.08.2021 15:35
Për të ndihmuar në shuarjen e flakëve që kanë përfëshirë vendin, Rumania ka ndihmuar me dy hilikoptërë...

Për të ndihmuar në shuarjen e flakëve që kanë përfëshirë vendin, Rumania ka ndihmuar me dy hilikoptërë. Avioni C-27 Spartan i aviacionit rumun ushtarak, i cili është i specializuar për shuarjen e zjarreve dhe ka kapacitet për veprimtari me 6 tonë ujë ndaj zjarreve, ka arritur në vend dhe mund menjëherë të fillojë me operacion. Gjithashtuky vend ka ndihmuar edhe edhe me ekipë zjarrëfikësish.
"Bëhët fjalë për avionin e parë T21 "partan Kadar". Ndërsa aeroplani tjetër I cili është shumë më I madh dhe quhet "Herkules530"është për mallra dhe i përshtatshëm në mënyrë shtesë për shuarjen e zjarreve. Mbartë njerëz,zjarrëfikës dhe 6 tonë qese uji. ndihma do të shpërndahet aty ku është gjendja më kritike.", tha Goran Stojanovski nga qendrën për menaxhim me kriza.
Presidenti Pendarovski: Pa ndihmën e shteteve nuk mund ti shuajm zjarret
Mbështetja e Rumanisë, vjen pas kërkesës së ministres Shekerinska drejtuar homologut të saj rumun, Nikolae Jonel Çuka, për ndihmë urgjente në ballafaqimin me zjarret. Presidenti Pendarovski gjatë vizitës se pjestarve të ARM-së në fshatin Trabotivishte të Dellçevës theksoi rëndësisnë e ndihmave nga shtete tjera.
“Ajo që dëgjova të fundit nga brifingu i fundit nga Armata është se situata është nën kontroll, që është gjë e mirë. Unë shpresoj se edhe kushtet e motit, me më pak erë, gjatë ditëve të ardhshme do të shkojë në dobinë tonë. Përndryshe, nuk mundeshim vetëm, nuk mundeshim këtë ta kontrollojm, Armata ishte goditja e përpjekjeve të përbashkëta të institucioneve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, megjithatë mund të them dhe t’u falënderohem edhe shteteve të cilat na ndihmuan në këto përpjekje të përbashkëta.”, tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.
Presidenti Pendarovski ka theksuar se vendi, në mëngjes, ka marrë qysje deri te sistemi i përbashkët satelitor i BE-së, që jashtëzakonisht do të kontribuojë për paralajmërim të hershëm nga zjarre në vend.
FARIJE DAUTI BAKIU
