Maqedoni

Vazhdon lufta me flakët, situatë më e rëndë në Robovë

07.08.2021 15:55

Mbi Uglanë dhe Robovë flakë nga të gjitha anët. Zjarri bëhet edhe më i fuqishëm për shkak të erërave të forta....

Mbi Uglanë dhe Robovë flakë nga të gjitha anët. Zjarri bëhet edhe më i fuqishëm për shkak të erërave të forta. Ekipet e zjarrëfikësve nga Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Austria po luftojnë me flakët për shuarjen e vatrave të zjarrit.
 
“Kjo është Robova, ndërsa këtu në anën tjetër është fshati Umlenë, ketu përballë janë fshatrat e Delleçvës-Trabotivishte, Cërrnik,Pançareva. Rreth këtyre fshatrave mali digjet dhe ne duhet të fillojmë të ikim, të evakuohemi.”, tha një banor i Robovës.
 
Zjarrfikësët po përpiqen ta shpëtojnë fshatin Robovë, sepse zjarri është afruar afër shtëpive.
 
“Situate është shumë e rëndë, zjarri vjen drejt fshatit nga të dy anët. Është shumë me rëndësi ta shpëtojmë fshatin dhe unë besoj që zjarrfiksat do ta bëjnë këtë por në mal nuk do të mbetet asnjë dru. Banorët e të gjitha fshatrave përreth po mundohen të shuajnë zjarret por është e vështir për shkak të erërave të forta.”, u shpreh një banor i Robovës.
 
“Bëmë gjithcka që mundëm por duke bartur ujë me duar nuk mund të bëjmë asgjë.”, tha një banor i Robovës.
 
“Ka njerëz por pa makineri për shuarjen e zjarreve vështirë që mund te shuhet zjarri.”, një banor i Robovës.
 
Zjarri ka përfëshirë nga të gjitha anët edhe fshatin Maçevo, qytetarët me traktorët e tyre të mbushur me kova uji së bashku me ekipet e zjarrfikësve mundohen ta shuajn zjarrin që vjen në drejtim të fshatit.
 
“Është ndërmarr gjithcka, ekipet e zjarrëfikësve, fshatarët bartin ujë më traktorët e tyre për të ndihmuar por kushtet e motit nuk janë në anën tonë, sepse fryen erë e fortë. Një Zot e din cfar do të ndohë.”, tha një banor i Maçevës.
 
Zjarri në fshatin Nov Istevnik lagjja Pasjak në rajonin e Dellçevës është vënë nën kontroll. Sipas QMK në këtë moment gjendja më serioze është në vendin e quajtur Uji i Shenjtë mes fshatrave Trabotivishte dhe Razvollci. Alarmante mbetet situata rreth fshatrave Budinarci dhe Maçevo. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU