Maqedoni
Vatrat e zjarreve në vend, reagojnë partitë politike
07.08.2021 16:20
Kryeministri Zoran Zaev ndërpreu pushimn e tij vjetor për shkak të shpërthimetmasive të zjarrëvë....

Kryeministri Zoran Zaev ndërpreu pushimn e tij vjetor për shkak të shpërthimetmasive të zjarrëvë. Ai nga afër pa vatrat e përhapura në rajonin e Mallishevës ku për disa ditë me radh shkrumbuan disa mijë hekëtarë tokë. Zaev thotë se ekipet në terren janë të përgatitur mirë, janë me gatishmëri të lartë dhe fuqimisht intervenojnë në terren dhe shprehet i bindur se shteti do të pallafaqohet me këto zjarre.
“Situata me zjarrët për momentin është duke u stabilizuar mirëpo aspak nuk duhet të lirohemi, sepse temperaturat janë duke u rritur gjatë kësaj dite ndërsa errërat nuk janë ndalur. Ne disa zona po bëhet gardhi i parë dhe i dytë për mbrojtje nga zjarrët, ndërsa poashtu pam se si zjarrfikësitë austriak së bashku me ushtrinë dhe zjarrfikësitë tonë bëjnë rezervat shtesë të ujit për të vepruar në rast se erërat përhapin zjarret më shumë.”, tha kryeministri Zoran Zaev.
Të pakënaqur nga menaxhimi i deritanishëm i situatës, lideri i VMRO-DPMNE-së kërkon formimi e një turpi të veçantë të krizës ku dhe do të mobilizohen të gjitha institucionet dhe çdo potenciali njerëzor për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.
“Apeloj që të formohet trup Qendror i krizës. Unë e di se nga Qeveria do të përgjigjen se egziston një gjë e tillë, por është nën mesataren për tu përballur me krizën. Edhe sa jetë dhe prona duhet të shkatërrohen që Qeveria të bëhet serioze dhe në vend që interpretuesit e cirkut të thyejnë pllaka, kjo punë delikate të lihet në duart e profesionistëve dhe personave të aftë.”, tha Hristojan Mickovski, lideri i VMRO-DPMNE-së.
Zëvendeskryeministri Artan Grubi se pas shuarjes së të gjitha vatrave do të fillojë edhe procesi i vlerësimit dhe dëmshpërblimit të qytetarve të kapura në këto zjarre.
“Për momentin zjarët janë akoma aktive në shumicën e vendeve ku kanë shpërhtyer dhe Qeveria në këto momente nuk do të mund të bëjë vlerësim hë për hë për arsyje se do të duhet të përfundojnë dhe të shujnë zjarret dhe më pas do të formojmë Komisione të cilat do të bëjnë vlerësimin e të gjitha dëmeve dhe do të vlerësojmë dëmshpërblimin të cilin do tua bëjë shtetin.”, tha Artan Grubi, zëvendëskryeministër.
Krerat politik të gjithë së bashku u apelojnë qytatarëve të bëjnë kujdes maksimal në këtë periudh. Deri tani MPB ka ngritur 5 padi private për zjarrëdhënien, tre prej të cilave, sipas Zaev, janë shkaktuar pa qëllim,ndërsa dy të tjera dyshohet se janë vënë me qëllim.
REXHEP QAMILI
