Maqedoni

Zaev: Do ti kompensojmë dëmet ndaj qytetarëve

08.08.2021 17:10

Kryeministri Zoran Zaev pas vizitës së malësisë së Malishevisë premtoi se pas shuarjes së zjarrëve shteti do ti kompensojë dëmet...

Kryeministri Zoran Zaev pas vizitës së malësisë së Malishevisë premtoi se pas shuarjes së zjarrëve shteti do ti kompensojë dëmet ndaj qytetrëve dhe se pyjet do të pyllëzohen.
 
“Qytetarët të mbështen tek qeveria e tyre sepse shteti dhe  buxheti eegzistojnë për ta. Në të njëjtën kohë ka analiza dhe plane serioze të  ekspertëve për të rivlendosur atë që kemi humbur pyjet. Dihet në cilën zone se çfarë lloj pemë rritet, çfarë llojë peme rekomandohet të mbillet. Kjo vjeshtë do të jetë vjeshta e mbjelljes së madhe të pemëve.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
 
Mickovski: Falënderoj të gjithë që shuajnë zjarre
 
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski u faliminderoi të gjithëve që janë kyçur në shuarjen e zjarrëve.
 
“Edhe një here do të doja ti falënderoja zjarrfikësit, ushtrin vullnetarët të cilët me të vërtet veçanërisht në zonën e Maleshevisë dhe Pijanecit treguan organizim, sacrifice dhe njohuri të jashtëzakonshme se si të merren me një stuhi të tillë zjarri të tmershëm që fatkeqësisht e ka prekur atë pjesë të Maqedonisë.”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
 
Në shuarjen e zjareve janë duke ndihmuar ekipet e zjarfikësave nga vendi dhe rajoni, marrin pjesë edhe shumë ndërmarrje publike dhe në terren  janë angazhuar mbi 583 punonjës nga armata dhe policia. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza janë të shqetësar edhe për faktin se në disa vende, janë vërejtur drone të cilët pa leje xhirojnë lokacionet me zjarre të përhapura. 
 
REXHEP QAMILI