Maqedoni
VMRO–DPMNE akuzon Shilegovin për keqmenaxhim të zjarreve
08.08.2021 17:33
VMRO-DPMNE opozitare ka adresuar kritika deri tek kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilllegov

VMRO-DPMNE opozitare ka adresuar kritika deri tek kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilllegov duke thënë se ai nuk është serioz dhe se nuk menaxhon situatën siç duhet me zjarret në kryeqytet.
“Personi i cili veten e thrret babi i qytetit, nuk është asgjë më shumë se sa njerk i qytetit për qytetin e Shkupit. Shillegov vazhdon me sjelljen e tij jo serioze. Ai i cili i kërcënonte zjarrëfikësit se shumë lehtë mund të zëvendesohen, Shillegov nuk është këtu duhet të pushojë. Por është këtu kur me para të qytetarëve duhet të xhirojë video parazgjedhore për tu promovuar, por nuk është askund në mes të gjendjes së krizës.”, tha Stefan Andonovski, VMRO-DPMNE.
LSDM: Do vazhdojmë të investojmë në kapitalin njerëzor
Nga LSDM thonë se statusi i zjarrfikësve viteve të fundit është dukshëm i përmirësuar, se janë rritur pagat dhe se janë siguruar poashtu edhe pajsije tjera të rëndësishme në njësitë e zjarrfiksëve, por se do të vazhdojnë të investojnë në kapitalin njerëzor.
“Jemi të vetëdijshëm se kemi ende punë për të bërë se ka mungesë të zjarrfikësve dhe të automjeteve mirëpo jemi duke punuar në ndryshimin e situatës. Me ligjin e ri për zjarrëfikësit, partnerët sociale, pra sindikatatat, qeveria dhe komunat bashkërishtë do të kërkojnë zgjidhje për të pasur pozitë edhe më të mirë ekonomike dhe shoqërore të zjarrëfikësve. Me ndihmën e zjarrëfiksëve, ushtarëve, policëve, humanitarëve si dhe e partnerëve tanë ndërkombëtarë do të ballafaqohemi me numrin e madh të zjarreve të përhapura.”, tha Millan Zhvivkovic, nga LSDM.
Nga LSDM shprehen të bindur se të gjitha zjarret në vend së bashku me partnerët do të lokalizohen.
REXHEP QAMILI
