Maqedoni

Në Shkup 208 sanksione në komunikacion, 74 për vozitje të shpejtë

09.08.2021 09:52

Në kuadër të aksioneve të përforcuara kontrolluese të policisë, në territorin e qytetit të Shkupit....

Në kuadër të aksioneve të përforcuara kontrolluese të policisë, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 208 masa, në mesin e të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 74 sanksione,
 
“Tre gjoba janë vendosur për përdorimin e celularëve, shtatë për automjetet e paregjistruara, 54 për shkeljet e kryera nga motoçiklistët. Veprimet e intensifikuara kontrollet e trafikut vazhdojnë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
 
Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion.