Maqedoni
Flamuri europian në ligjin për shtetësi, “E Majta” sërish me padi ndaj Talat Xhaferit
09.08.2021 11:52
Partia “E Majta” do ta padisë edhe njëherë kryetarin e Kuvendit....

Partia “E Majta” do ta padisë edhe njëherë kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar.
Në një njoftim me shkrim nga kjo parti thonë se deri te Prokuroria Themelore Shkup dorëzuan padi penale për kryeparlamentarin Talat Xhaferi për, siç potencojnë, keqpërdorimin e flamurit europian gjatë miratimit të Ligjit për shtetësi më 22 korrik. Sipas së Majtës, futja e ligjit në procedurë parlamentare, pas marrëveshjes dhe koordinimit paraprak me Qeverinë, me procedurë të shkurtuar, u shkaktoi dëme direkte dhe indirekte deputetëve, përmes uzurpimit të së drejtës subjektive të pacenueshme parlamentare për të folur dhe paaftësimit de fakto të së drejtës që deputetët të propozojnë ndryshime, edhe pse sipas tyre, Xhaferi e kishte të qartë se Projektligji nuk përputhet me asnjë rregullore apo direktivë të BE–së. Presin që prokuroria e Shkupit të marrë parasysh këtë akuzë e të ngre procedurë kundër kryeparlamentarit për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë, siç thonë, përdorimit të "flamurit europian" për të kaluar ligje të dëmshme në parlament. Paraprakisht e majta ngriti padi kundër Xhaferit, kur kryeparlamentari kthehu mbrapsht kërkesën e tyre për interpelancë ndaj të tij, me arsyetimin se në të nuk shkruhej emri kushtetues i vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut.
