Personat me aftësi të kufizuara, protestojnë për një jetë dinjitoze
Personat me aftësi të kufizuara....

Personat me aftësi të kufizuara protestuan për herë të tretë. Ata janë të pakënaqur me qeverinë e cila, siç thanë, nuk zbaton konventën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe organi koordinues i krijuar për të zbatuar konventën, nuk e bën punën e saj.
Koalicioni "Ne po ndryshojmë" përsëriti kërkesat që, siç thonë ata, deputetët u angazhuan për të përmbushur një vit më parë dhe i bënë thirrje ministres Shahpanska të përmbushë premtimet dhe të mos lëshojë deklarata.
Kërkesat prioritare të aktivistëve të Koalicionit "Ne po ndryshojmë" janë rritja e shumës që ata marrin si ndihmë për aftësinë e kufizuar dhe si një ndihmë e veçantë për fëmijë, krijimi i një regjistri për personat me aftësi të kufizuara dhe hapja e më shumë qendrave të kujdesit ditor dhe qendrave të rehabilitimit.
“Protestat do të vazhdojnë në kohë dhe kushte përkatëse deri në realizimin e të drejtave tona dhe nuk tëriqemi për asnjë shkallë. Madje edhe për tre pikat që u morëm vesh me qeverinë të jen si kërkesa prioritare u themi jo. Tani kërkojmë që të gjitha 11 pikat të vendosen në funksion të personave me aftësi të kufizuara për shkak se nga shtatori kërkojmë urgjentisht që të rritet ndihma për aftësinë e kufizuar si ndihmë e veçantë për fëmijë” – tha Suaret Alishan nga Koalicioni “Ne Po Ndryshojmë”.
