Maqedoni

Gjithsej 245 sanksione për vozitje të shpejtë

10.08.2021 11:02

Gjithsej 245 shoferë janë sanksionuar gjatë ditës së djeshme si pjesë një aksioni policor....

Gjithsej 245 shoferë janë sanksionuar gjatë ditës së djeshme si pjesë një aksioni policor. Sanksionet, siç kumtoi MPB-ja, janë për shkak të vozitjes me shpejtësi më të lartë sesa e lejuara. 
 
“Gjatë ditës së djeshme (09.08.2021) Ministria e Punëve të Brendshme kreu kontroll të intensifikuar të rrugëve në territorin e RMV-së për të sanksionuar automjetet që lëvizin me shpejtësi më të madhe se sa ishte e lejuar, ku 245 drejtues të automjeteve u sanksionuan. Nga këto, 12 automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një automjet po lëvizte me një shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Prej shoferëve të sanksionuar 129 tejkaluan kufirin e shpejtësisë mbrenda zonave të banuara, ndërsa 116 jashtë zonave të banuara.
 
Kontrollet e intensifikuara të veprimit vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloren e trafikut dhe të kontribuojnë bashkërisht në rrugë më të sigurta.”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.