Maqedoni
Masat kufizuese, VMRO: Kufizimet, veprime klasike fashiste
10.08.2021 14:54
Diskriminuese dhe jofunksionale cilësohen nga VMRO-DPMNE masat e reja kufizuese antikovid të qeverisë...

Diskriminuese dhe jofunksionale cilësohen nga VMRO-DPMNE masat e reja kufizuese antikovid të qeverisë. Partija e Mickovskit vlerësohen se u bëhet padrejtësi qytetarëve mbi 18 vjet të cilët edhe pse kanë arritur vetëimunizim obligohen të imunizohen pasiqë për hyrje në ndonjë objekt do të duhet të posedojnë vërtetim se janë vaksinuar.
“Masat jofunksionale të llojit: vetëm të vaksinuarit guxojnë të jetojnë, e shpie shtetin drejt shkatërrimit të rri. Kjo qeveri nuk ka kurfarrë ideje në përballjen me virusin korona, por kanë qindra ide për diskriminim e qytetarëve. Gjithkush, thjesht çdo qytetar në Republikën e Maqedonisë ka të drejtën e zgjedhjes dhe këtë të drejtë të zgjedhjes nuk mund dhe nuk guxon t’ia marrë Zoran Zaev e as Venko Fillipçe.”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO–DPMNE–së.
LSDM: Vaksinimi, për mbrojtje kolektive
Nga LSDM vlerësojnë se imunizimi është i patjetërsueshëm pas rritjes së numrit të të infektuarve, ndërkaq masat kufizuese për mbrojtjen e popullsisë.
“Apelojmë qytetarët që deri më tani nuk janë imunizuar, ta bëjnë këtë sa më shpejtë. Para se të lejojmë përkeqësimin e situtatës, patjetër të hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese. Masat e reja janë sjellur posaçërisht për mbrojtjen e shëndetit kolektiv, e jo për të ndarë popullin”, thonë nga LSDM.
Përpos imunizimit të patjetërsueshëm, më së paku të doëz së parë për hyrje në objekte, masat kufizuese nga 16 gushti parashikojnë ndalesë të punës dhe organizim i çdo aktiviteti brenda objekteve hotelierike. Për klubet e natës vazhdon ndalesa për të punuar në ambiente të mbyllura, ndërkohë që mund të mbushet me mysafirë vetëm 50% e kapacitetit të hapur.
MERALE ISMAILI
