Maqedoni
Covid 19, 518 raste të reja, 4 viktima, 31 të shëruar
10.08.2021 15:55
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë realizuar 5.809 testime dhe janë regjistruar 518 raste të reja me Covid 19....

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë realizuar 5.809 testime dhe janë regjistruar 518 raste të reja me Covid 19. Me numrin më të madh të të infekturave kryeson Shkupi me 179 raste i pasuar nga Tetova me 96, Gostivari 65, Kumanova 35, Kërçova 29, Struga 20, Manastiri dhe Ohri me 14 dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
Në këto 24 orë, jetën e kanë humbur katër pacientë prej të cilëve dy nga Shkupi dhe nga një në Tetovë dhe Dibër. Janë regjistruar edhe 31 pacientë të shëruar.
Me numrin më të madh të rasteve aktive kryeson Shkupi me 832 raste, Tetova me 662, Gostivari me 294 dhe Kumanova me 180. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid 19 nga fillimi i pandemisë shënon 158.681, prej tyre janë shëruar 150.578, jetën e kanë humbur 5.513 dhe numri i rasteve aktive është 2.581.
FLUTURA LATIFI
