Maqedoni

Zjarret, ARM: Jemi aktivë që në shpërthimin e vatrave të para

10.08.2021 16:24

Angazhimi I armatës për shuarjen e zjarreve që kanë kapluar vendin ka qenë permanent dhe maksimal....

Angazhimi I armatës për shuarjen e zjarreve që kanë kapluar vendin ka qenë permanent dhe maksimal që kur shpërthyen vatrat e para muaj më parë. Nga komanda për për operacione të armatës, gjenerali Besnik Emini theksoi se në orët e mbrëmjes koordinohen planet për vperim sipas prioriteteve që jepen nga qendra për menaxhim me kriza.
 
“Çdo natë, në orët e mbrëmjes ndërmerren masa dhe aktivitete në koordinim me kërkesat operative para marrjes së vendimeve finale për veprim në terren dhe ajër në bazë të priortieteve që caktohen nga qendra për menaxhim me kriza.”, tha Besnik Emini, gjeneral.
 
Temepraturat e larta vështirsojnë shuarjen nga ajri, thotë koloneli Pejkovski.
 
“Dua të theksoj se sfidë të madhe na shkaktojnë edhe temperaturat e larta të ajrit që për momentin që arrijnë 41 gradë dhe të mos harrojmë edhe temperaturën edhe më të madhe që krijohet në zonat ku ka pasur zjarr.”, tha Stojko Pejovski, kolonel.
 
Duke falenderuar pjesëtarët e Armatës dhe vendet anëtare të NATO-s , Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska tha se të gjithë shtetet duhet të solidarizohen për pasojat nga ndryshimet klimatike. 
 
“Të angazhuar ishin dhe janë, të gjitha kapacitetet  e armatë përfshirë potenciali njerëzor që faktikisht nuk kishte hapsirë për pushim. Ndryshimet klimatike po na tregojnë që kjo është normalja e re të cilës duhet t’i përshtatemi dhe të përgatitemi. Kjo situatë e re duhet të na mësoj që jemi një për të gjithë dhe të gjithë për një.”, tha Radmilla Shekerinska, ministre e mbrojtjes.
 
Shekereniska falenderoi v endet anëtare të NATO-s për ndihmesën në këtë periudhë të vështirë për vendin  dhe  njoftoi për hapjen një qendre për mbështetjen e kompanive vendore për pjesëmarrje në tregun e NATO-s.
 
ZEKIRJA MEXHITI