Maqedoni

Parashikimi i motit

11.08.2021 09:00

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale.....

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasdite do të ketë rritje të vranësirave të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të fortë. Do të ketë kushte për breshër të izoluar lokal. 
 
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 14 deri në 23 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 31 deri në 39 gradë. Indeksi UV do të jetë 7.
 
Në Shkup do të jetë mot i ngjashëm ku temperaturat minimale do të jenë 19 gradë celsius ndërsa ato maksimale 35 gradë celsius.
 
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë, por me temperatura mesatare për këtë periudhë të vitit.