Maqedoni

Në vendkalimin kufitar Tabanoc pritet rreth 20 minuta

11.08.2021 09:11

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata...

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar.
 
Në kalimin kufitar Tabanoc shënohet frekuencë e shtuar, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 20 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
Prej 6 deri më 9 gusht, prej orës 09:00 deri në ora 15:00, për shkak të punimeve në rrugë, do të ketë ndërprerje të trafikut për të gjitha llojet e automjeteve në rrugën rajonale Zhitoshe-Krivogashtani.