Maqedoni
Regjistrimi i popullsisë, deri të enjten afati për paraqitjen e regjistruesve
11.08.2021 10:29
Të enjten përfundon konkursi publik për angazhimin e regjistruesve....

Të enjten përfundon konkursi publik për angazhimin e regjistruesve dhe instruktorëve rajonalë për Regjistrimin e ardhshëm të popullsisë.
Konkursi ishte paraparë të zgjasë deri më 5 gusht, por për shkak të pushimeve verore u vazhdua deri më 12 gusht.
Enti shtetëror për statistikë u bën thirrje të gjithë të interesuarve që të paraqiten në aplikacionin eletronik në: stat.gov.mk dhe popis2021.stat.gov.mk. Kandidatët e interesuar të cilët do të plotësojnë fletëparaqitjen elektronike, dokumentet e nevojshme i dorëzojnë vetëm në formë të shkruar, me postë, në Entin Shtetëror për Statistikë, jo më vonë se 16 gusht 2021 ose në ditën e testimit të planifikuar në ambientet ku do të kryhet testimi. Regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet nga 5 shtator deri më 30 shtator të vitit 2021. Ndërkohë, vazhdon vetë-regjistrimi elektronik i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që punojnë përkohësisht ose banojnë jashtë vendit. Deri më tani, sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të ZSSH-së, gjithsej 190,359 persona nga diaspora janë regjistruar përmes aplikacionit të vetë-regjistrimit. Vetë regjistrimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut në diasporë do të zgjasë deri më 30 shtator, kur përfundon Regjistrimi i popullatës, familjeve dhe banesave.
