Maqedoni

Hapen 4 pika të reja vaksinimi, në Poliklinikën e Bit Pazarit, për 2 orë janë vaksinuar rreth 100 qytetarë

11.08.2021 13:17

Minsitria Shëndetësisë ka hapur edhe 4 pika shtesë për vaksinim, edhe atë në Poliklinikën “Bit Pazar”...

Minsitria Shëndetësisë ka hapur  edhe 4 pika shtesë për vaksinim, edhe atë në Poliklinikën “Bit Pazar”, Draçevë, Hasanbeg dhe Gjorçe Petrov pas rritjes së mënjëhershme të rasteve të reja me Korona virus. Në poliklinikën e Bit Pazarit interesimi I qytetarëve I qytetayrëve për vaksinim ishte I madh. Mjekja e Marija Danillova tha se brenda dy orëve janë vaksinuar rreth 100 qytetarë. 
 
“Interesi është shumë i madh punojmë me kapacitet të plot. Deri më tani vetëm për dy orë prej kur filluam në mëngjes në ora 8:00, janë vaksinuar rethh 100 qytetarë. Apeloj deri tek qytetarët që të vijnë për tu vaksinuar.”, tha Marija Danillova, mjeke.
 
Përveç interesimit për vaksinim nuk mungon as revolti i qytetarëve nga pritjet e gjata në poliklinikat tjera dhe pamundësia për tu vaksinuar.
 
“Aq sa presin brenda ka edhe jashta shumë njerëz futen pa rradhë nga ora 7 e mëngjesit jamë këtu”... 
 
“Kam pritur te spitali Rumun, kishte shumë njerëz, u ktheva prapa dhe erdha këtu”... 
 
“Isha në Çair atje mbi 200 veta ishin duke pritur, u këtheva erdha këtu nëse mundem edhe këtu të hyjë në rend”.... 
 
“Jam paraqitur më herët për termin nuk më është caktuar dhe erdha sot. Kisha plan të shkoj në Çair, por kur e kuptova erdha këtu”... 
 
“Jamë regjistruar online përmes aplikacionit kam pritur termin por nuk më ka ardhur sms ose email tani erdha këtu sapo e mora vaksinën dhe ndihem shumë mirë.”, thanë qytetarët. 
 
Radevski: Interesi është rritur për shkak të masave të reja 
 
Nga poliklinka Jane Sandanski thone se rritja e shpejtë e infektimeve të reja si dhe masat restrictive të Qeverisë për vaksim obligativ ka bërë që të rritet numri i qytetarëve që duan të marrin vaksinën anticovid.
 
“Turma këtu në poliklinikën tonë bëhet përshkak se është shkurtuar periudha e vaksinës astra zeneca nga 3 muaj në 1 muaj e gjysëm. Pasi qeveria miratoi masat e reja restrictive është ritur dukshëm interesimi për vaksinim tek të rinjët.”, tha Bore Radevski nga poliklinka Jane Sandanski.
 
Në këtë poliklinikë nuk ka pasur pritje dhe rradhë të gjata, për dallim nga tre ditët kaluara. 
 
“Gruja ime ka ardhur për tu vaksinuar  dhe vetëm 10 min ka pritur mandej edhe brenda që është vonuaar 10 min”.... 
 
“Për gjysëm ore kemi kryer punë kjo është shumë mirë dhe shumë shpejtë.”, thanë qytetarët.
 
Nga dita e hënë janë paralajmëruar kontrolle shtesë për masat e reja kundër coronavirusit. 
 
REJHANE BUSHI METAJ