Maqedoni

Vaksinimi në Tetovë, kaos dhe rradhë të gjata para qendrës rajonale

11.08.2021 14:49

Në Tetovë, janë dhënë rreth 30 mijë vaksina, megjithatë ditëve të fundit vërehet trefishim i numrit të qytetarëve...

Në Tetovë, janë dhënë rreth 30 mijë vaksina, megjithatë ditëve të fundit vërehet trefishim i numrit të qytetarëve që këkrojnë të vaksinohen e kjo edhe sot ka bërë që të shtohet rrëmuja dhe kaosi para qendrave të vaksinimit, që është shtuar sidomos pas heqjes së caktimit të termineve. Aktualisht atje bëhen 2 mijë vaksinime në ditë. 
 
“Dy orë jam këtu e do vazhdoj të pres”...
 
“Hyjnë pa radhë edhe vonë kanë nisur të vaksinojnë”...
 
“Tre orë pres, katastrofë është””, thanë qytetarët.
 
“Vetë, duke mos iu përmbajtur masave, rrezikojnë nga ndonjë i infektuar këtu ta marrin virusin dhe ta shpërndajnë. Rrëmuja  ndodh sepse vetë njerëzit nuk e respektojnë atë që e urdhërojnë shërbimet tona. Dihet për ata që kanë marrë të parën dozë e vijnë për të dytën, ata duhet të jenë të parët, siç iu tregon edhe ushtria dhe policia, por ata që vinë për dozë të parë nuk i lëshojnë të hyjnë. Dhe problem na bën ende më shumë leja për hyrje të lirë që e ka rrit numrin e të interesuarve, por ja bëhen rrëmuja Më mirë ishte ku kishte termine dhe s`kishte kaq kaos.”, tha Aleksandar Kostoski, mjek.
 
“Që të zvogëlohet rrëmuja ne po bëjmë gati edhe një pikë të re që të shkarkohet sado pak kjo pikë vaksinimi . Pika tjetër përgatitet tek shtëpia e shëndetit, por presim të dakordohemi me Ministrinë e Shëndetësisë.”, tha Borisllav Jorgaçieski, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit, Tetovë.