Kumanovë, rastet e reja ngrisin interesimin për tu vaksinuar

11.08.2021 17:06

Në Kumanovë ka filluar të rritet....

Në Kumanovë ka filluar të rritet numri i qytetarëve të interesuar për tu vaksinuar. Përpos pikës së vaksinimit në Kumanovë, procesi i imunizimi u zhvillua edhe në terren duke përfshirë banorët e 38 fshatrave.

“Deri tani numri i të vaksinuarve ka arritur 33.000 persona të cilët kanë pranuar dozen e parë, ndërkaq 29.000 prej tyre kanë pranuar edhe dozën e dytë. Momentalisht aplikohet vaksina Pfizer tek personat nën moshën 60 vjeç, ndërsa për ata mbi 60 vjeç aplikohet vaksina Astra Zeneca”, - tha për TVM2 Koordinatori i Pikës së vaksinimit - Kumanovë, Valdrin Miftari.

“Me paralajmërimet e masave nga qeveria sigurisht se është rritur dukshëm interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar, lirisht mund të themi se nga fillimi i kësaj jave gjegjësisht gjatë ditës së Hënë dhe Martë, numri i qytetarëve që kanë pranuar dozën e parë të vaksinës arrin në 2.000”, - u shpreh Monaliza Mehmeti, mjeke në ISHP “Shtëpia e Shëndetit” - Kumanovë.

Aktualisht në rajonin e Kumanovës janë evidentuar rreth 200 raste aktive me Covid 19. (Fatlum Aqifi, TVM2)