Maqedoni

20 vite nga masakra e Lubotenit, banorët akoma të fresketa kujtimet

12.08.2021 14:21

Sot mbshushen plotë 20 vite nga masakra Lubotenit ku forcat e atëhershme te sigurise vran 10 civil...

Sot mbshushen plotë 20 vite nga masakra Lubotenit ku forcat e atëhershme te sigurise vran 10 civil te pafajshëm ndersa keqtrajtuan qindra burra te ketij fshati. Banorët e këtij fshati akoma i kan të fresketa kujtimet e atëhershme por i përshkruajn vetëm me pak fjale. 
 
“Nuk harrohet ajo qe na ndodhi, ishte e paparitur, te papergatirtur. Disa familje e kane perjtuar me rand per shkak se kane pasur te vrare familjar.”, tha një banor.
 
“Ditet ecin dhe vitet kalojne, e keqja nuk harrohet. Me e keqja dasht Zoti te mos vij asniher ne kete fshat.”, u shpeh një banor.
 
Për homazhe paraditen e kesaj te enjte prane varrezave te deshmorve ishin funskionare te politikes por per shkak te pandemise nuk u zhvillua program perkujtimor. Mëngjesin e 12 gushtit te viti 2001, gjate operacioni te ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në Luboten u vranë fëmija 6-vjeçar Erxhan Aliu, si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili. Në këtë aksion u dogjën 14 shtëpi, ndërsa u arrestuan dhe u keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së.
 
Rasti i Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u proceduan dhe u gjykuan nga Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte. Për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë u dënua ish-pjesëtari i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, ndërsa i akuzuari i parë ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u lirua nga akuza.
 
ZEKIRJA MEXHITI