Maqedoni

Protokollet gjatë shënimin e 20 vjetorit të MO-së, Grubi: Do t’i zbatojë qendra e shëndetit publik

12.08.2021 16:57

Ka javë që vazhdojnë aktivitetet zyrtare për të shënuar 20 vjetorine Marrëveshjes kornizë të Ohrit...

Ka javë që vazhdojnë aktivitetet zyrtare për të shënuar 20 vjetorine Marrëveshjes kornizë të Ohrit, por vetëm ditët e fundit u ndeh debate rreth sigurisë së pjesmarrësve në këto aktivitete. Edhe sot zv kryeministri i parë Artan Grubi ripotencoi se janë marrë të gjitha masat për respektimin e protokolleve mbrojtëse, që do të mbikqyren nga Qendra për Shëndetin Publik.
 
“I kemi dërguar kërkesë tre javë më herët Ministrisë së Shëndetësisë. Kam kontaktuar edhe me ministrin e Shëndetësisë për protokollet, dhe dje edhe me drejtorin e Qendrës për Shëndetin Publik, Dr. Shaban Memeti. Sigurisht, që ai do të sjellë të gjithë njerëzit e nevojshëm që do të zbatojnë protokollet e planifikuara për ngjarjen e nesërme.”, tha Artan Grubi, Zv/kryeministër i Parë.