Maqedoni
ASH-AAA: Modifikim ose heqje të masave të reja anticovid
12.08.2021 17:22
Koalicioni ASh-AAA masat e reja anticovid,të cilat do të aplikohen nga 16 gushti...

Koalicioni ASh-AAA masat e reja anticovid,të cilat do të aplikohen nga 16 gushti i quan kushtëzime dhe obligime. Këto masa sipas tyre rrisin skepticizmin dhe frikën për vaksinim dhe dëmtojnë ekonominë e vendit. Opozita shqiptare kërkon heqjen ose modifikimin e masave të fundit, ose të krijohen masa të në bashkëpunim me profesionistët e fushës.
“Masat e reja të qeverisë me të cilat lejohen qytetarët të shijojnë të drejtat e tyre me kusht që të jenë të vaksinuar nuk janë gjë tjetër veç se obligim I kamufluar, dhe kusht që rrit skepticizmin dhe ndikon negativisht në ekonominë e vendit. Kështu shkelet e drejta e qtetarëve për të zgjedhur ndërsa ata të cilët nuk pranijnë të vaksinohen diskriminohen dhe u cenohen të drejtat e garantuara me ligj. Si koalicion opozitar kërkojmë heqjen e këtyre masave në bashkëpunim me profesionistët e fushës. Është detyrë e qeverisë të gjejë mënyra të tjera për ti bindur qytetyrët të pranojnë vaksinën. Detyrimi nuk është zgjidhje.”, tha Bekim Tateshi nga ASH-AAA.
