Maqedoni

Marrëveshja e Ohrit, dokumentar për synimin e shoqërisë multietnike

12.08.2021 18:09

Marrëveshja e Ohrit 20 vite nga nënshkrimi, cilësohet si dokument i rëndësishëm i paqes në ndërtimin e shoqërisë multietnike...

Marrëveshja e Ohrit 20 vite nga nënshkrimi, cilësohet si dokument i rëndësishëm i paqes në ndërtimin e shoqërisë multietnike dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Në dokumentarin e shfaqur ‘Përtej Ohrit’, rikthehen zhvillimet në përpilimin e Marrëveshjes kornizë dhe përpjekjet më të mëdha që janë zhvilluar në pjesën e përdorimit të gjuhës shqipe si dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në strukturat e policisë.
 
“Gjëja kryesore është se shteti evitoi luftë civile dhe është një triumf I madh për ata dhe jam krenar që u ndihmuan të arrijnë këtë. Maqedonia do të ketë pozitë të rëndësishme strategjike në Ballkan dhe do të jetë e rëndësishme për ne.”, tha Gjorgj Robertson, ish sekretar i përgjithshëm i NATO-s
 
“Konsideroj se këto standarde që përfshihen në dokumentin kornizë, janë fer dhe në një formë gjenden në legjislaturën europiane në pjesën e pakicave dhe të drejtave të njeriut.”, tha Boris Trajkovski, ish president.
 
“Marrëveshja e Ohrit nuk është ideale, MO është kompromis, me çrast gjatë këtij kompromisi shqiptarët kanë fituar, por s’do të thotë që nuk është lënë hapësirë që në rrugë parlamentare të përmbushen, të plotësohen edhe mangësitë e tjera.”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
 
Partitë përplasen për jetësimin dhe rëndësinë e dokumentit
 
Me kalimin e 20 viteve nga nënshkrimi I marrëveshjes kornizë, BDI vlerëson se është përmbushur pjesa normative e dokumentit. Koalicioni opozitar Alenaca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerësojnë se Marrëveshja e Ohrit është e papërfunduar dhe refuzojnë të marrin pjesë në evenimentin për shënimin e 20 vjetorit të premten edhe përkundër ftesës nga ministria për sistem politik dhe marrdhënie midis bashkësive.
 
Kryetari I VMRO–DPMNE–së Hristijan Mickovski ka akuzuar pushtetin se në kohëra krize me zjarret dhe pandeminë po shpenzon 30 milion denarë në kremtimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, që sipas tij është punë e kryer. Nga LSDM vlerësojnë se Mickovski duke I ikur shënimit të këtij përvjetori që flet për rikthimin e bashkëjetesës, dëshmon se është I ngujuar në ndarjet etnike.
 
MERALE ISMAILI