Maqedoni
“Përtej Ohrit”- konferencë kushtuar 20 vjetorit të marrëveshjes paqesore
13.08.2021 09:30
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , organizon sot panel diskutimin “PËRTEJ OHRIT...

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , organizon sot panel diskutimin “PËRTEJ OHRIT”, manifestimi kryesor në kuadër të shënimit të 20 vjetori i marrëveshjes paqesore të Ohrit, në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin e Kolumbisë Në panelin e parë, atë të liderëve, do të flasin Stevo Pendarovski, President, Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit , Zoran Zaev, Kryetar i Qeverisë, Hari Kostov, ish Kryetar i Qeverisë, Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Vlado Buçkovski, ish Kryetar i Qeverisë. Këtë panel do ta drejtojë Zëvendëskryeminisri I parë dhe ministri për sistem politik dhe mardhënie mes bashkësive, Artan Grubi.
Në panelin e dytë, panelin ndërkombëtar, folës kryesorë do të jenë dy figura të rëndësishme për nënshkrimin e MO-së, Javier Solana dhe George Robertson, si edhe Josep Borrel, përfaqësues i lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë së BE-së , David Geer, Ambasador i Bashkimit Europian në RMV , Kate L. Byrnes, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në RMV , Christian Strohal, Përfaqësues i OSCE-së , z. James Appathurai, Zëvendës-ndihmës i Sekretarit të Përgjithshëm për politikë të jashtme të NATO dhe Pieter Feith, Ish përfaqësues i NATO-s. Këtë panel do ta drejtojë mnistrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
paneli I rtetë, ai akademik, drejtohet nga dr. David L. Philips nga Universiteti Columbia. Në të do të flasin Dr. Paul Williams, Brenda Pearson, David Slinn, Robert Serry, Alain Le Roy, Gjen. Barney White Spunner (në pension).
Më pas në orën 17:00 të gjithë të ftuarit do të jenë në Filarmoninë Nacionale për të ndjekur koncertin recital të tenorit të famshëm botëror Rame Lahaj.
Të dyja evente do të kenë transmetim të drejtpërdrejtë në kanalet e servisit publik, TVM 2, TVM 2 sat dhe TVM 1.
