Maqedoni
Parashikimi i motit
13.08.2021 11:05
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku ajo minimale do të jetë në interval prej 12°C deri 21°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 32°C deri 38°C. UV indeksi do të jetë 8.
Në Shkup do të jetë kryesisht me diell me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 18°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 36°C.
DPHM na informon se moti do të vazhdojë të jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe i nxehtë. Deri të shtunën do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore, ndërsa nga fillimi i javës së ardhshme era do ta ndryshojë drejtimi në jugor dhe temperaturat do të jenë në rritje të lehtë.
