Maqedoni

Integrimi i rajonit në BE, DASH: Ballkani t’i reduktojë pengesat tregtare

13.08.2021 11:52

Liderët e Ballkanit duhet të reduktojnë pengesat tregtare dhe të ndërtojnë ekonomi të integruara në shërbim të qytetarëve....

Liderët e Ballkanit duhet të reduktojnë pengesat tregtare dhe të ndërtojnë ekonomi të integruara në shërbim të qytetarëve. 
 
Apeli vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit për nismën Open Balkan, pjesë e së cilës janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por refuzohet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja. DASH  konsideron se  “krijimi i një tregu të përbashkët rajonal, është esencial për tërheqjen e investimeve dhe rritjen ekonomike” DASH thekson se bashkëpunimi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të bazohet në rregullat dhe standardet e Bashkimit Evropian. Këto qëndrime vijnë në një kohë kur mes Shqipërisë dhe Kosovës po shkëmbehen replika në lidhje me Open Balkan. Prishtina e cilëson të dëmshme këtë nisme, që sipas qeverisë Kurti është në interes të Serbisë.