Maqedoni

Pendarovski: Vendit i duhet një koncept i ri politik

13.08.2021 13:19

Në 20-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se Marrëveshja e Ohrit....

Në 20-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se Marrëveshja e Ohrit duhet të jetë arsye për zhvillimin dhe jo pengesën e vendit tonë, por sipas tij, vendit i duhet koncept i ri politik, pasi m siç tha, jemi mjaftueshëm larg Ohrit që të ndjejmë efektin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
 
“Ndër vitesh një fjali të rëndësishme të Marrëveshjes, ngadalë e kemi harruar. Në preambulën e saj, ku sqarohet se pse është arritur, qartë thuhet se bëhet fjalë për Marrëveshje kornizë për ardhmërinë e demokracisë së Maqedonisë, por edhe për zhvillim të raporteve të integruara me shoqërinë euro-atlantike. Për këtë, në vitin 2005 kemi edhe vërtetim praktik. Statusin e kandidatit për Bashkimin Evropian e fituam para se gjithash për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Nuk kam dilemë se vendit nuk i duhet koncept politik i ri brenda dhe jashtë, sepse i vjetri është etabluar në vitin 1991 dhe pas 2001 ofron potencial për zhvillim. “Mjaftueshëm jemi larg Ohrit që ta dimë rëndësinë dhe efektin praktik të zbatimit të tij. Ku ishim para 20 vjetësh dhe ku jemi tani?”, tha mes të tjerash presidenti Pendarovski në fjalimin e tij