Maqedoni

Robertson: MO-shembull për zgjidhjen e konflikteve

13.08.2021 13:22

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Lord George Robertson, në konferencën që shënon 20 vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit....

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Lord George Robertson, në konferencën që shënon 20 vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, theksoi se nuk duhet vetëm me nostalgji ta rikujtojmë Marrëveshjen e Ohrit, i cili ishte shembull unik për fundin e një konfliktit. Ai tha se ka shumë marrëveshje në histori, por atë që njerëzit me të vërtetë duan është puna, arsimi i mirë për fëmijët e tyre dhe shpresa për ardhmëri.

“Bota, Evropa dhe Ballkani mendoj se e kanë nënvlerësuar mënyrën se si Marrëveshja e Ohrit jep shembull, formular për zgjidhjen e konflikteve. Konsnesusi, kompromisi dhe barazpesha, toleranca ndoshta mund të mos jenë moderne për një botë të prirë drejt modelit autoritar, por ata janë themelet e prosperitetit, demokracive të kënaqshme dhe paqësore të cilat shumica e njerëzve i duan. Tani Maqedonia e Veriut mund të shohë ardhmëri të sigurt, NATO tani është realitet a flamuri i Maqedonisë së Veriut me krenari valëvitet në Bruksel, kjo duhet të jetë realitet edhe për anëtarësimin tuaj në BE. Jeni të gatshëm, e keni kryer punën e rëndë. Be ka nevojë prej ju dhe vetëm në atë mënyrë mund të konsolidohet zhvillimi i cili u arrit në këto dy dekada”, tha Robertson.
 
Ai shtoi se, sot këtu në Shkup, kur kujtojmë 13 gushtin e vitit 2001, të gjithë ne duhet të jemi falënderues, por edhe më tepër se aq. Kjo marrëveshje nuk na u dha neve si providencë (ndihmë), është dashur një angazhim i fuqishëm dhe akoma duhet, nuk ishte një mbarim por ishte një fillim, një lëvizje dhe vendim inteligjent në historinë e popullit tuaj. Duhet kushtuar vëmendje sistematike mbi themelet që kanë dalë nga kjo marrëveshje, të përforcohen të njëjtat dhe sistematikisht të rifreskohen nëse suksesi i saj dëshirojmë të jetë permanent”
 
Robertson i bëri thirrje Bullgarisë të heqë bllokadën në rrugën e integrimit evropian të vendit.
 
“Kur Bullgaria kërkoi anëtarësimin në BE dhe NATO, ata kishin miq të mirë tek unë dhe në selinë e NATO -s. Bullgaria si fqinje kishte një përfitim të madh nga kjo Marrëveshje e Ohrit.
 
Nëse konflikti do të kishte vazhduar në mënyrën tradicionale siç përfundon në Ballkan, Bullgaria do t’i kishte ndjerë ato valë dhe do t’i ndiente edhe sot e kësaj dite.
BE-ja e sotme përbëhet nga vende që kanë qenë armiqësore për vite e shekuj. Por triumfi i epokës sonë është se këta armiq sot ulen së bashku në këtë bashkim të jashtëzakonshëm të vendeve të lira dhe të integruara. Maqedonia meriton të jetë atje dhe shpresoj që Bullgaria të dëgjojë kërkesat unanime të miqve të tyre dhe të heqë bllokadën ndaj Maqedonisë”, apeloi Robertson.