Maqedoni

Covid 19, 672 të infektuar 5 viktima 35 të shëruar

13.08.2021 15:41

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 6.770 testime për Covid-19...

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 6.770 testime për Covid-19, prej të cilëve 672 raste kanë rezultuar positive.Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 viktima dhe 35 të shëruar. Numri i rasteve aktive është 4.369. Nga 3.497 qytetarë që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në shtatë ditët e fundit, respektivisht  nga 6 deri më 12 gusht, 450 ose 12,8%  ishin plotësisht të vaksinuar, ndërsa 87,1% ose 3.047 qytetarë pozitivë nuk ishin të vaksinuar. 
 
MSH: 25 viktimat brenda javës të pavaksinuar  
 
Ministria e Shëndetësisë në analizën për periudhën e përmendur regjistron se vdekshmëria është 100 për qind tek të pavaksinuarit, pra asnjë nga 25 viktimat nga Kovid-19 që janë regjistruar brenda javës nuk kanë qenë të vaksinuar.
 
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se gjatë ditës së djeshme është vërejtur rritje e dukshme e interesimit për vaksinim nga qytetarët. Vaksinimi është duke u zhvilluar në mënyrë të pandërprerë në të gjitha pikat e shtetit, kurse është në rrjedhë është edhe vaksinimi në terren. Në pikat e vaksinimi në shtet dhe në terren, përfshirë ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 571.392 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 8.808 qytetarë, kurse dje janë vaksinuar gjithsej 15.574 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 1.033.584 doza të vaksinës, kurse janë rivaksinuar 462.192 qytetarë.
 
REJHANE BUSHI METAJ