Maqedoni

20 vjet nga nënshkrimi i MO-së, marrëveshja e paqes dhe perspektivës

13.08.2021 15:58

20 vjet paqë. 20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, Maqedonia e Veriut shënon dy dekada nga nënshkrimi i Marrëveshjes....

20 vjet paqë. 20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, Maqedonia e Veriut shënon dy dekada nga nënshkrimi i Marrëveshjes me të cilën u ndërpre konflikti i armatosur dhe Maqedonia e Veriut hapi një faqe të re të demokratizimit të institucioneve dhe shoqërisë, një rrugë të re të integrimit të brendshëm dhe atij euroantlantik. Sipas kreut të shtetit, Stevo Pendarovski, Marrëveshja e Ohrit është njëri nga tre dokumentet më të rëndësishme në formimin, qëndrueshmërinë dhe të ardhmen e shtetit.
 
“Sipas meje, tre dokumente veçohen sipas rëndësisë për stabilitetin dhe të ardhmen e shtetit. I pari është  Kushtetuta e 17 nëntorit të vitit 1991, të cilin Komisioni i Badeterit e definon si pika formale e ndarjes nga ish Jugosllavia; pastaj Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001 dhe Marrëveshja e Prespës e vitit 2018.”, tha Setevo Pendarovski, president.
 
Përmbushja e Marrëveshjes së Ohrit, integrimi në NATO dhe në BE dhe sigurimi i të drejtave të çdo qytetari që Maqedoninë e Veriut ta ndjej si shtëpinë e vetë janë prioritetet dhe sfidat si të pushtetit ligjvënës poashtu edhe të pushtetit ekzekutiv. 
 
“Dhe përsëri asgjë nuk përfundon këtu. Kujdesi dhe sigurimi i të drejtave dhe lirive, natyrisht edhe përmbushja e obligimeve të çdo qytetari në vend mbetet përgjithmonë prioriteti i parë, i dytë dhe i fundit i të gjithë neve.”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit
 
“Pas Ohrit, vendi ynë ndërton politika të mençura. Në vend të konflikteve bisedojmë për avancimin ekonomik në vendin tonë dhe avansim të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Sëbashku me fqinjët tanë krijojmë Ballkan të hapur, duke tejkaluar të gjitha pengesat dhe lirimin e të gjitha ideve për lidhjen e lirë të gjithë qytetarëve tanë.” , tha Zoran Zaev, kryeministër.
 
Por, çfarë solli deri te konflikti i vitit 2001. Përfaqësuesit e palëve dikur në konflikt ndërsa tani në një tryezë sjellin dëshmitë dhe japin mesazhe.
 
“Shqiptarët kërkonin, jo armë, kërkonin arsim. Nuk kërkonin tankse, kërkonin libra, për të mësuar; shqiptarët kërkonin simbolet që më parë edhe i kishin pasë dhe jo barut. Të respektojmë Marrëveshjet e arritura. Të arrijmë që komunitetet janë zot të fatave të veta. Mos na pengojë as gjuha as kultura e njëri tjetrit.”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, përfaqësues politik i UÇK-së.
 
“Edhe sot e kësaj dite vuaj për jetët e humbura të pjesëtarëve të armatës dhe forcat e sigurisë. Në frymën e pajtimit foli Lordi Robertson edhe për veteranët e UÇK-së. Të gjithëve u detyrohemi më shumë sesa një manifestim i këtillë për 20 vjetorin e MO-së. 20 vjet më vonë duhet të mësojmë gjeneratat që u rritën se ajo që ndodhi në 2001-shin nuk duhet të përsëritet kurrë.”, tha Vllado Buçkovski, ministër i mbrojtjes gjatë konfliktit.
 
Ndërkaq, Lordi Xhorxh Robertson, njëri nga ndërmjetësuesit për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, veç ekuivokeve nga sfidat e para 20 viteve, u shfaq në një përpjekje të re për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut. Robertson, ftoi miqtë e tij bullgarë, të cilët sipas tij edhe ata dhe I gjithë rajoni kanë përfituar nga Marrëveshja e Ohrit, që të mos pengojnë Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin drejt BE-së.
 
“Maqedonia e Veriut meriton të jetë atje dhe shpresoj që Republika e Bullgarisë do të dëgjojë unisonin e miqve të saj dhe do të heq bllokimin për Maqedoninë e Veriut.”, tha Xhorxh Robertson, ndërmjetësues në MO-it.
 
Manifestimi qëndror për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit u organizua nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtave të njeriurt të Universitetit të Kolumbisë.
 
SHPËTIM NUREDINI