Maqedoni
20 vite nga nënshkrimi i marrëveshjes kornizë, ndërkombëtarët: MO shpuri vendin në NATO
13.08.2021 16:14
Marrëveshja e Ohrit zëvendësoi pamjet e shëmtuara të vitit 2001 me anëtarësimin e vendit në NATO dhe shpierjen në prag të anëtarësimit në BE....

Marrëveshja e Ohrit zëvendësoi pamjet e shëmtuara të vitit 2001 me anëtarësimin e vendit në NATO dhe shpierjen në prag të anëtarësimit në BE. Vlerësimet e tilla u dhanë nga aleatët më të fuqishëm të vendit SHBA-të dhe BE.
Ambasadroja amerikane në vend dha garanci për mbështetje në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit në të ardhmen, pasi dokumenti është I rëndësishëm edhe në planin ndërkombëtarë.
“Marrëveshja e Ohrit nuk është I përkryer, megjithatë ofron përmbushje të dëshirave në të ardhmen dhe tejkalim të mosmarrëveshjeve nga e kaluara. Kjo është marrëveshje që u dërgoi në NATO dhe në pragun e BE-së. Ky vend është në Gadishullin Ballkanik dhe ky është një nga vendet më vibrante të rajonit, ku po investohen përpjekje që pikërisht ndasitë tuaja të jenë ana juaj më e fortë.”, tha Kejt Bërns, ambasadore e SHBA-ve.
Ambasadori i BE-së Dejvid Gir, konsideron se i nevojshëm është përforcimi i kohezionit shoqëror në ndërtimin e të ardhmes së përbashkët.
“Muajt në vijim I kemi dy ngjarje të rëndësishme të cilat do të kenë ndikim në atë që po flasim sot, është regjistrimi I popullsisë që do të mbahet pas disa javësh dhe zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor. Realizimi I mirë I këtyre dy proceseve, do të jetë indikatorë shtesë se proceset e Marrëveshjes Kornizë janë realizuar me sukses.”, tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së.
Lehtësuesi në bisedimet e viti 2001 Piter Fejt tha se Marrëveshja e Ohrit është unikate në zbatimin e ndryshimeve që dolën nga ky dokument.
“Me amendamentet për përodrimin e gjuhëve , po rrumbullakësohet zbatimi I këtij dokumenti, mendoj se ky është rezultat fantastik dhe kjo i jep kuptim këtij kremtimi. Pajtimi është fundi I çdo procesi të paqes. Po pyes tanimë 20 vite, a është arritur pajtim? Ky është një proces që kërkon kohë. Por shoh gatishmëri për tolerancë dhe të ardhme më të mirë të Maqedonisë së Veriut.”, tha Piter Fejt, lehtësues në bisedimet e 2001-it.
Ish përfaqësuesi i lartë i BE-së Havier Sollana, edhe përkundër sfidave nëpër të cilat ka kaluar vendi u shpreh optimist për anëtarësimin në BE.
“Jam i sigurt se shumë shpejt do të keni mundësinë të nisni bisedime zyrtare me BE-në. Unë do të mbetem mik I mirë I vendit tuaj dhe gjithmonë këtu për ndonjë nevojë të rradhës.”, tha tha Havier Sollana, ish përfaqësues i lartë i BE-së.
Pjesëmarrësit në panel diskutimin konsiderojnë se fryma e Marrëveshjes Kornizë do të duhet të ndikojë mbi brezat e ardhshëm, duke ulur ndasitë dhe kultivuar multikulturalizmin.
MERALE ISMAILI
