Maqedoni

Shënimi i 20 vjetorit të MO-së, Opozita: Harxhime milionëshe, mbulohet dështimi

13.08.2021 16:26

Opozita refuzoi ftesën për të marë pjesë në konferencën kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit...

Opozita refuzoi ftesën për të marë pjesë në konferencën kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Nga koalicioni ASH Alternativa, thonë se arritjetv e MO-së nuk festohen në ahengje të shtrenjta me të cilat synohet të mbulohet  dështimi  dydekadësh. Thonë se teksa shpenzohet gjysëm milion euro për manifestime, obligimet e marrëveshjes, ende nuk janë përmbushur
 
“Ende, siç janë: Barazia kushtetuese e qytetarëve të vendit, arsimi cilësor, marrëdhëniet ndëretnike, risocializimi I pjesëmarrësve në konflikt, decentralizimi real i pushtetit. Ata që ishin më meritorët, familjet e dëshmorëve dhe pjesëmarrësit e luftës së vitit 2001, luftojnë për mbijetesë, me plagë të pashëruara dhe shumë prej tyre kanë marrë rrugën e mërgimit.”, tha Zylfi Adili nga koalicioni ASH - AAA.
 
Nga VMRO-DPMNE thonë se 20 vjetori I MO-së u shëndërrua në aheng partiak dhe jo në festë shtetërore, prandaj VMRO-DPMNE nuk morri pjesë në këtë dekor. 
 
“Në vend që paratë të harxhohen për aheng politik, Qeveria LSDM- BDI duhej ti shpenzonte për gjëra më produktive për qytetarët. Kanë mundur paratë ti dedikonin për rikonstruimin e shkollave, rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimeve  në rajonin e Pollogut, dhe mund të blinin edhe disa vetura për shuarjen e zjarreve që të parandalojnë kartastrofën me zjarret malore.”, thonë nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM kundërpërgjigjet se kjo ëstë pafytyrësi politike dhe VMRO ende ka ngecur në kohën kur qyetarët ndaheshin etnikisht. 
 
“Marrëveshja paqësore e Ohrit, e cila pasqyroi realitetin faktik se fundamneti i shtetit është koncepti qytetar i bashkëjetesës mes popullit maqedonas dhe bashkësigve tjera etnike. Por edhe pas 20 vjetësh politikan destruktiv si piromani Hristijan Mickovski edhe më tej promovon ndarje. Pjesmarrja e VMRO DPMNE- së në faqet e zeza të historisë sonë më të re është i madh.”, tha Stefan Vasev nga LSDM 
  
Nga “Maqedonia e Vetme” thonë se marrëveshja e Ohrit është e dëmshme dhe traumatike për maqedonasit dhe për interesat nacionale maqedonase dhe nuk relaizohet siç është paraparë, në kuadër të kornizës por e njeta tejkalohet.
 
“Me këtë marrëveshje vjen deri te relativizimi i shtetit maqedonas dhe neve na është marrë e drejta themelore e paraparë sipas së drejtës ndërkombëtare, e drejta e vetvendosjes dhe e drejta për një shtet nacional, sepse me këtë marrëveshje përmes dispozitave në kushtetutë sot Maqedonia është përmbledhje e bashkësive të numëruara në kushtetutë.”, tha Janko Baçev nga Maqedonia e Vetme 
 
Partia për Lëvizjen e Turqve këkron ndëkrohë përmbylljen e MO-së me ndryshim të modelit zgjedhor sepse vlerëson se nuk ëshë sa duhet e përfaqësuar në Kuvend.
 
“Me model të ri zgjedhor duhet të jipen mundësi t barabarta për të gjithë qytetarët. Poashtu fakt është se ekziston nevojë për angazhim plotësues të shtetit për realizimin, avansimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive më të  vogla etnike.”, thonë nga PLT.
 
FLUTURA LATIFI