Maqedoni

Anketa e NDI-së, shqetësime për demokracinë, integrimin dhe pandeminë

13.08.2021 17:01

Rezultatet nga hulumitimi i fundit i mendimit publik, i realizuar nga Instituti Nacional Demokratik...

Rezultatet  nga hulumitimi i fundit i mendimit public i realizuar nga Instituti Nacional Demokratik, dedikuar temave të lidhura me demokracinë, drejtësinë, situatën me Covid 19, gjeopolitikat dhe dezinformatat tregojnë se 58 % e qytetarëve preferojnë demokracinë si sistem qeverisës, kurse 72% e qytetarve thonë se vendit I nevojitet udhëheqje demokratike, dhe sundim i të së drejtës.  Perspektiva e ekonomisë me 37%  të besueshmërisë ndërsa menaxhimi me pandeminë KOVID-19 me 21% besueshmëri, mbesin shqetësimet kryesore për të anketuarit, Mungesë besimi ndaj punës në gjyqësor kanë shfaqur 67% e  të anketuarve kurse për prokurorinë publike 63%.  
 
Anketa e NDI-së, BDI 5%, ASH 4% besueshmëri
 
Në pyetjen cilit politikani I besoni më shumë  8% e të anketuarve i besojnë Zoran Zaevit, 5 % Hristijan Mickovskit, 4% presidentit Stevo Pendarovski. Rejting me nga 2% kanë lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe kreu e ASH-së Zijadin Sela. 4% besueshmëri ka marrë Dimitar Apasiev. 18% e të anketuarve kanë refuzuar të përgjigjen, ndërsa 53% nuk i besojnë asnjërit prej politikanëve. 
 
Në pyetjen se për cilën parti do të votonit, nëse do të garonin në zgjedhje pa koalicionime, 14% prej tyre  kanë thënë për  VMRO-në, kurse për LSDM-në 10%. BDI është favorit për 5% e të anketuarve, kurse ASH, për 4%. Për partinë e Majta do të votonin 5% e të anketuarve. 5% e të anketuarve do të zgjidhnin një opcion të tretë, kurse 39 % kanë refuzuar të përgjigjen. 19% e të anketuarve janë shprehur se nuk do të votojnë aspak në zgjedhje.  
 
Në pyetjen se cili shtet apo institucion ndërkombëtar mbështet më shumë RMV-në, vetëm 26% janë përgjigjur për BE-në. Anketa tregon se mbështetja për Turqinë, Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe Kinën krahasuar me anketat e 2018 ka shënuar rritje. Turqia dhe Rusia kanë mbështetje të lartë me 52% respektivisht 48%. Për 43 % e të anketuarve SHBA-të janë mbështetësit më të mëdhenj të vendit, Kinën e kanë mbështetur 38% e të anketuarve. 87 % e të anketuarve mendojnë se ka dezinformata në media, kurse 68% e të anketuarve thonë se mediat sociale,  Facebook, Instagram dhe YouTube janë më të besueshme. 
 
Ky hulumtim është porositur nga NDI, është realizuar në Maqedoninë e Veriut nga IPSOS në muajt, Mars-Prill të vitit 2021 me 2410 kampionë dhe me marzhë gabimi +/-2% . Anketa është realizuar përmes intervistave telefonike dhe në internet CAPI dhe CAWI. Hulumtimi është financuar nga Agjencia e SHBA-ve  për Zhvillimin Ndërkombëtar. 
 
MERITA GASHI